E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Koronavirusi rrit çmimet/ Tregtarët fajësojnë pikat e shumicës për shtrenjtimin

Ndërsa vendi po përballet me pasojat e koronavirusit, shumë tregtare kanë nisur të përfitojnë nga situata duke rritur çmimet e fruta perimeve.

 

Reklamë

Qytetarët e Durrësit ankohen se çmimet krahasuar me një javë më parë janë rritur ndjeshëm duke ua vështirësuar jetesën banoreve në këto ditë vetëizolimi.

 

Reklamë

Por sipas tregtarëve rritja e çmimeve ka ardhur si rrjedhojë e disa faktorëve, një prej të cilwve sipas tyre është ai i bllokimit të eksporteve dhe importeve.

 

Ndërkohë grupet e task-forcës së drejtorisë së përgjithshme te tatimeve kanë nisur kontrollet ne terren, ndërsa u kërkojnë qytetarëve që të denoncojnë abuzimet.

 

E njëjta situatë paraqitet edhe ne markatën e Korçës. Nëse deri një jave me pare 1 kilogram limon kushtonte 120 leke tani shitet me 250 lekë.

 

Tregtarët akuzojnë për rritjen e çmimit pikat e shumicës.

 

Rritje të çmimeve ka pasur dhe në Elbasan. Por në ndryshim nga rrethet e tjera, tregtarët e këtij qyteti janë detyruar që të shesin në rrugë pasi tregjet janë mbyllur nga ana e bashkisë.

 

Por ndërsa çmimet rriten në mënyrë abuzive ata qe vuajnë nga kjo situate jane konsumatorët.

 

Më shumë video

Reklamë