E enjte, 8 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Koronavirusi/ Ronaldo jep hotelet për spitale, do të paguajë stafin mjekësor në Portugali

Cristiano Ronaldo zbret në fushë, kuptohet jo për të luajtur futboll por për nje kauze të rendësishme. Ylli portugez ka bërë nje gjest të jashtëzakonshem ne luften kunder koronavirusit. Ronaldo i ka vënë në dispozicion autoriteteve portugeze dy hotelet e tij luksoze në këtë vend qe të përdoren si struktura spitalore nëse do te jetë e nevojshme.

 

Reklamë

Bëhet fjalë për hotelet e famshme “Pestana CR7 Lisbonë” dhe “Pestana CR7 Funchal”. Futbollisti i Juventusit ka garantuar gjithashtu pagesen 100% të mjekeve, infermiereve dhe sanitarëve të cilët do të sherbejnë në këto hotele që do kthehen në struktura spitalore.

 

Reklamë

Jo vetëm kaq, por edhe shpenzimet për ilacet do jenë të gjitha të garantuara. Gjest i madh i nje kampioni të futbollit i përfshirë në shume fushata bamirësie. Ronaldo qëndroi në vetëizolim në Portugali pasi kishte marrë leje nga Juventus pas një problemi të rënde shëndetësor që pati mamaja e tij Dolores.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë