Bosnje Hercegovina ka konfirmuar rastet e para me virusin Kovid-19. Ministri i Shëndetësisë, Alen Sheraniç në një deklaratë për shtyp tha se bëhet fjalë për një burrë, i cili ka punuar në Itali dhe djalin e tij, ndërsa bashkëshortja e të infektuarit ka rezultuar negative.

 

ALEN SHERANIÇ


MINISTER I SHENDETESISE

 

“Bëhet fjalë për një punëtor që  ishte në Itali. Gruaja e tij ka rezultuar negativ, por fëmija i tij, pas analizave ka rezultuar bartës i koronavirusit. Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për këtë rast. Numri i të identifikuarve me koronavirus mund të rritet, por nuk ka nevojë për panik”

 

Ministri Sheraniç shtoi se të gjithë personat që kanë qënë në kontakt me të infektuarin, banues në rajonin me shumicë serbe në Bosnje Hercegovinë, do t’i nënshtrohen analizave. Ndësa djali i infektuar me koronavirus është nxënës në shkollën fillore, për të cilën ministri njoftoi mbylljen e saj për 2 ditë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me higjenën personale për të parandaluar përhapjen e virusit.

Greqia ndërkohë ka konfirmuar rastin e 10 me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj njoftoi se bëhet fjalë për bashkëshorten e një të infektuari. Të dy, burrë edhe grua janë nën kujdesin e mjekëve në një spital në Patras.  Autoritetet bëjnë të ditur se bashkëshortët kanë qënë pjesë e një grupi prej 52 personash, të cilët kanë udhëtuar në Izrael dhe Egjipt. Të gjithë udhëtarët do t’i nënshtrohen analizave për të përcaktuar nëse janë apo jo të infektuar.

Situata nga koronavirusi vijon të jetë alarmante në Itali. 107 persona kanë humbur jetën deri më tani ndërsa autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe disa shërbime publike.

Numri i të prekurve është rritur në Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë.

Minsitri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn ka paralajmëruar se virusi i ri është bërë një “pandemi mbarë botërore” që ende nuk e ka “arritur kulmin e saj” në Gjermani.
Në nivel Global raportohet për 3.287 viktima dhe mbi 95 mijë të prekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *