E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koronavirusi nuk ndalet/ 4.200 të vdekur, rriten rastet e reja në Kinë

Paramedics talk in a ward dedicated for people infected with the new coronavirus, at a hospital in Tehran, Iran, Sunday, March 8, 2020. With the approaching Persian New Year, known as Nowruz, officials kept up pressure on people not to travel and to stay home. Health Ministry spokesman Kianoush Jahanpour, who gave Iran's new casualty figures Sunday, reiterated that people should not even attend funerals. (AP Photo/Mohammad Ghadamali)

Numri i personave të infektuar nga koronavirusi ka tejkaluar 115,000, ndërsa numri i vdekjeve është më shumë se 4.200. Vendet në të gjithë botën po luftojnë që ta mbajnë nën kontroll epideminë.

 

Të mërkurën, Kina raportoi një rritje të vogël të rasteve të reja të përditshme, duke përmbysur disa ditë rresht kur janë shënuar më pak infeksione të reja. Rritja, nga 19 e hënë në 24 të martën, u është atribuar individëve që kthehen nga jashtë.

 

Reklamë

Edhe në Japoni dhe në Korenë e Jugut patën një numër të shtuar të të infektuarve. Japonia raportoi 54 raste të reja, ndërsa Koreja e Jugut 242 rastë të reja.

 

Ashtu si me Kinën, shkalla e infeksionit në Korenë e Jugut ishte ngadalësuar ditët e fundit, duke sjellë shpresë se situata po fillonte të stabilizohej.

 

Vendet perëndimore po luftojnë gjithashtu me shpërthimin e koronavirusit. Numri i rasteve në SH.B.A. tani ka arritur në të paktën 1.000.

 

Në Evropë, rastet tani janë konfirmuar në çdo vend anëtar të Bashkimit Evropian. Italia mbetet në izolim total, ndërsa Gjermania dhe Franca raportojnë për shtim të rasteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë