“Koronavirusi nuk do të zhduket nga planeti ynë, duhet të jemi të përgatitur”

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci ka paralajmëruar se koronavirusi nuk do të largohet një herë e mirë nga planeti ynë, por sipas tij vala e dytë e pandemisë mund të parandalohet.
Ai sqaroi se virusi është shumë i vështirë për t’u kontrolluar dhe eliminuar në tërësi.
“Nuk ka dyshim se ky virus nuk do të zhduket nga planeti ynë deri kur do të arrijmë në stinën e vjeshtës dhe dimrit, sepse ka një aktivitet të konsiderueshëm tani në Shtetet e Bashkuara, edhe pse në disa qytete dhe shtete rastet po bien. Por kur ato raste të pashmangshme shfaqen, nuk do të thotë që në mënyrë të pashmangshme do të kemi një valë të dytë. Është për mënyrën se si ne reagojmë për të parandaluar që këto infeksione të bëhen një valë e vërtetë. Është në duart tona, ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Fauci.




