Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo qetësoi njerëzit duke deklaruar se Shqipëria bën pjesë tek vendet me risk të ulët për t’u prekur nga koronavirusi. Në një bisedë në studion e “Vizion Plus”, Çomo deklaroi se janë marrë të gjitha masat nëse virusi vjen deri këtu.

 

“Vazhdon pjesa e monitorimit të situatës edhe brenda territorit shqiptar. Ne kemi dhënë këshillime, monitorime dhe janë krijuar task forca. Kemi qenë në mbledhje të vazhdueshme, sot u mblodhëm sepse kishte raste komnitare në Itali dhe për këtë arsye patëm një takim urgjent. Ky takim doli me disa masa të reja, pavarësisht se mbetemi një vend me risk të ulët. Ne shtuam masat, por jo panikun. Masat janë që kontrolli në strukturat e aeroporteve, porteve apo vendeve ku kalon popullata, ku kalohet kufiri. Kemi dyfishim të personave që investigojnë personat që hyjnë. Investigimi nga ana mjekësore është shumë i lartë për të parë nëse ka të sëmurë. Këto struktura janë pajisur edhe me mjetet mbrojtëse.”

 

Sipas saj, në ambientet spitalore janë ngritur strukturat e posaçme nëse do të ketë raste të prekurish.

 

“Shërbimi Infektiv që mund të presë personat është i pajisur me mbrojtëse të një cilësie që i ka të gjithë bota, janë dhoma të ngritura izolimi, pavione me bokse dhe reparte të terapisë intensive. Është një personel i trajnuar dhe i përgatitur për të pritur këta persona. Shqipëria hyn në një vend me risk të ulët. Koronavirusi nuk dedektohet përmes skanerit.”

 

Najada Çomo këshilloi ata persona që vijnë nga jashtë dhe që kanë shenja gripi, të telefonojnë 127.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *