E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Koronavirusi “mësyn” në QSUT/ Zbulohen 13 raste në spital

Mes 21 rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, 13 të infektuar janë në ambientet e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, 6 nga te prekurit jane bluza te bardha.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se të gjithë të infektuarit janë në Tiranë.

Reklamë

Numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv është rritur, ndërsa 3 pacientë janë në terapi intensive.

Deri më tani 800 të infektuar me COVID-19 janë shëruar.

Ndërsa testimet vazhdojnë, autoritetet shëndetësore apelojnë që qytetarët të tregohen të kujdesshëm si me higjienën personale ashtu edhe në distancimin fizik.

Më shumë video

Reklamë