Ministria e Jashtme u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që gjatë këtyre kohëve të mos udhëtojnë drejt Kinës. Shkak për këtë apel është koronavirusi, i cili frikshëm po merr jetë njerëzish çdo ditë në Kinë.

 

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë udhëzon shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet në drejtim të Republikës Popullore të Kinës, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.”

 

Ministria e Jashtme udhëzoi shqiptarët që jetojnë në Kinë që për çdo rast të drejtohen tek ambasada e Shqipërisë në Pekin.

 

“Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Republikën Popullore të Kinës dhe që kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin.

 

Embassy of the Republic of Albania

Address: 28 Guanghua Rd, Jian Wai Da Jie, Chaoyang, Beijing, China

e-mail: [email protected]

Phone: +86 10 6532 1120

Mobile: +8618611865440”

 

Bilanci zyrtar i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 80 të vdekur dhe më shumë se 2300 raste të infektuar të konfirmuar në të gjithë Kinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *