E martë, 15 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koronavirusi mbyll Malin Everest

Ilustrim · Vizion Plus

Mali më i lartë në botë Everest është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit të ekspeditës, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

 

Qeveria e Nepalit njoftoi se do t’i anulojë të gjitha lejet e ngjitjes nga 14 marsi deri më 30 prill.

 

“Kemi vendosur t’i ndalojmë të gjitha vizat turistike deri më 30 prill”, tha Narayan Prasad Bidari, sekretar i Zyrës së Kryeministrit.

 

Ai gjithashtu i këshilloi të huajt që nuk kanë mundur të shmangin shkuarjen në Nepal nga data 14 mars, të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

 

Shumica e alpinistëve në Everest vijnë nga Shtetet e Bashkuara, India, Kina, Britania e Madhe, Japonia dhe Koreja e Jugut dhe janë burim kryesor i të ardhurave për Qeverinë e Nepalit.

 

Kushdo që dëshiron të ngjitet në Everest duhet t’i paguajë qeverisë 11,000 dollarë.

 

Shpërthimi i koronavirusit ka bërë që shumë qeveri në botë të mbyllin shkolla, pika turistike, si dhe të anulojnë fluturime.

 

Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka infektuar mbi 128,000 njerëz në gjithë botën.

 

Si pasojë e tij, 4,720 pacientë kanë vdekur.

 

Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Kinë në muajin dhjetor, ndërsa që atëherë janë përhapur edhe në mbi 100 shtete të botës.

 

Nga vendet e goditura më së keqi në Evropë është Italia, me mbi 12,400 raste./ REL

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh