Zyrtarizimi i dy rasteve në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka bërë që në pikat doganore të vendit tonë të intenisifikohen kontrollet e personave që hyjnë, nëse janë bartës të virusit Covid 19. Edhe në doganën e Ballatës janë rritur kontrollet ku ato bëhen njëherësh për disa persona që hyjnë nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut.

 

Drejtori i Njësisë Vendore të Shërbimit Shëndetësor Dibër, Hasan Manja tha se tashmë puna e grupeve të mjekëve të dislokuar aty është më intensive pas shfaqjes së rasteve tashmë edhe në vendin tonë. Ai shtoi se kontrollove tani iu nënshtrohen të gjithë personat që hyjnë, ndryshe nga më parë që kontrolloheshin vetëm të huajt.

 

Manja tha se deri tani nuk ka patur asnjë rast të dyshimtë të të prekurve me koronavirus ndërsa janë hapur karantina në doganën e Bllatës dhe në Dibër.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *