Prifti i kishës ortodokse të Pogradecit, At.Todi Jovani ka humbur jetën për shkak të koronavirusit mbrëmjen e të hënës. Ai ishte një nga klerikët më të njohur të qytetit.

 

71 vjeçari Todi Jovani prej ditësh ka qenë i infektuar me koronavirus, por gjendja e tij u përkeqësua në ditët e fundit.

 

Gjatë këtyre ditëve rastet në juglindje të vendit janë rritur së tepërmi. Korça dhe Pogradeci janë qytetet me rastet më të shumta. Në juglindje ka 490 raste positive, më shumë se 200 janë vetëm në qytetin e Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *