Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia akuzoi kryeministrin Edi Rama se mashtron kur flet për masat e marra për koronavirusin. Në një postim në “Facebook”, Spahia tha se mazhoranca nuk i ka dëgjuar thirrjet e opozitës për marrjen e masave.

 

“Mashtruesi i kapur gafil. Kur Edi Rama “mëson” nga PD se si e ka situatën në shërbimin shëndetësor: pa maska, pa alkool, pa doreza e pa ujë! Dhe si aktor i keq, kur kapet gafil, thotë se nuk qenka realiteti i përgjithshëm! Pasi thirrjet tona për marrjen e masave urgjente, nuk u dëgjuan, PD ka monitoruar situatën në terren, e cila është siç e pranon vetë drejtoresha e qendrës shëndetësore nr.8: pa furnizimin bazik edhe për gripin stinor, jo më për koronavirusin e ri! Rama konfirmoi sot se kërcënimet e drejtoreshës në mbledhjen urgjente ndaj personelit mjekësor për të mos treguar realitetin skandaloz të shëndetësisë nuk është aspak një rastësi por një politikë e mirëfilltë kriminale e kësaj qeverie. Kjo nuk është thjesht papërgjegjshmëri Edi Rama, është kriminale!”

 

Bardh Spahia publikoi pak ditë më parë audion e debatit mes drejtoreshës së qendrës shëndetësore nr.8 në kryeqytet dhe mjekëve lidhur me masat për koronavirusin. Për këtë audio Rama tha këtë të shtunë se s’ka të bëjë fare me realitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *