E premte, 18 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Koronavirusi/ Ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave

Ilustrim · Vizion Plus

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka marrë masa për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Këtë të premte, selia diplomatike njoftoi mbylljen e zyrave për viza deri në 20 mars.

 

“Duke u nisur nga situata aktuale, Sektori i Vizave i Ambasadës Gjermane do të qendrojë i mbyllur deri të premten më (përfshirë) 20 mars. Aplikueset dhe aplikuesit që kanë orare në këtë periudhë, do të njoftohen nga ne me email, sapo të caktohet për ata një orar i ri. Lutemi për mirëkuptim.”

 

Të enjten të njëjtin vendim mori edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh