E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Fenomeni feston 50-vjetorin e lindjes

Luis Nazario da Lima, i quajtur ndryshe Ronaldo, sot ka festuar 50-vjetorin e lindjes.

Legjenda e gjallë e Brazilit, tmerri i mbrojtjeve kundërshtare, njeriu që edhe me një gju arriti të bënte diferencën në fushën e lojës, sot lë pas gjysmë shekulli jetë.

Fenomeni Ronaldo, i cili luajti për klubet më me emër të Europës, si Barcelona dhe Real Madrid në Spanjë, Inter dhe Milan në Itali, arriti të fitojë dy herë Kupën e Botës, një herë si protagonist, si dhe dy herë Topin e Artë. Ai ka marrë me miliona urime në ditën e tij të lindjes.

Ai konsiderohet si futbollisti më i mirë i botës, edhe pse, fatkeqësisht, karriera e tij nuk ishte e plotë për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju. Por edhe pse gjysmën e karrierës së tij luajti me një këmbë të dëmtuar, sërish ai ishte Fenomeni. Magjitë e tij, driblimet dhe fintet ishin të pakapshme nga kundërshtarët.

Reklamë

Sot është një ditë e veçantë për botën e futbollit. Luis Nazario de Lima, i njohur si Fenomeni Ronaldo, feston 50-vjetorin e lindjes.

Me kombëtaren e tij shënoi 62 gola, 15 prej të cilëve në kampionatet Botërore, ku kulmin e arriti në vitin 2002, kur fitoi Kupën e Botës në finale me Gjermaninë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.