Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se ka referuar në prokurori 11 persona të cilët u shoqëruan në komisariat pasditën e së enjtes pasi gjatë ceremonisë mortore të Kacifas në Bularat bënë thirrje raciste dhe bllokuan rrugën nacionale,

 

Shtetasi e mëposhtëm do të ndiqen në gjëndje të lirë:

– Th.P., banues në Patra;

– Th.A., banues në Athinë;

– K.G., banues në Athinë;

– A.P., banues në Igumenicë;

– Th.P., banues në Piurgu Ilias, Peloponez;

– D.K., banues në Igumenicë;

– P.P., banues në Igumenicë;

– M.D., banues në Igumenicë;

– Ch.K., banues në Athinë;

– Th.S., banues në Livadhja, Sarandë;

– A.P., banues në Prevezë.

 

Këta shtetas gjatë ceremonisë mortore të shtetasit K.K., në fshatin Bularat, Bashkia Dropull, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë bërë thirrje për urrejtje dhe përdorim të dhunës ndaj popullsisë shqiptare, e kënduar në kor nga pjesëmarrësit në gjuhën greke, si dhe thirrje të tjera raciste duke nxitur urrejtje dhe grindje midis popullsisë.

 

Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar: maskë ngjyrë e zezë; flakadanë; flamuj me mbishkrimin “Vorio Epiri”; A.H 1914; bluza me mbishkrimin Vorio Epiri AH1914, “Ethniko Metepo”, “Misos” dhe 2 aparate celularë. Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *