E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koreja nuk ndalet për armët bërthamore

Koreja e Veriut po vijon me ndërtimin e raketave balistike, pavarësisht takimit të liderit të Pheinianit Kim Jong Un me presidentin amerikan Donald Trump në Singapor. Zyrtarë amerikanë në kushtet e anonimitetit, kanë thënë për “ Ëashington Post” se satelitët spiunë kanë vërejtur aktivitet të vazhdueshëm në një vend që ka prodhuar më herët raketa.

 

Pas takimit të 12 qershorit në Singapor, Trump u kritikua për shkak se kishte bërë lëshime dhe nuk mori asnjë garanci për asnjë angazhim të Kim Jong UN për t’i dhënë fund programit bërthamor.

 

Reklamë

Mediat amerikane, kanë shkruar vazhdimisht duke cituar burime anonime, se Pheniani nuk e ka ndaluar programin bërthamor, madje po e zhvillon edhe më shumë atë.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump njoftoi pas samitit me Kim Jong Un se “bota tashmë mund të qëndrojë e qetë dhe se Koreja e Veriut nuk është më një kërcënim bërthamor”. Dy udhëheqësit u zotuan për të punuar drejt denuklearizimit të gadishullit korean.

Vazhdo të lexosh

Reklamë