E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koreja e Veriut, ushtria parakalon në 70 vjetorin e vendit komunist

Koreja e Veriut ka treguar sërish muskujt, nëpërmjet një parade të madhe ushtarake në 70 vjetorin e krijimit të shtetit komunist. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është se fakti se në këtë paradë nuk janë ekspozuar raketat balistike ndërkontinentale, të cilat janë bërë shkak i vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare.

 

Megjithatë, mungesa e raketave, nuk do të thotë se vendi komunist ka hequr dorë programi bërthamor. Kim Jong un nuk e ka mbajtur premtimin e bërë gjatë samitit me presidentin amerikan Donald Trump në Singapor.

 

Reklamë

Udhëheqësit i vendit komunist ka pare nga tribuna se si trupat e kembësorisë, artileria e rëndë dhe tanket kanë parakaluar në sheshin e kryeqytetit Phenian.

 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka pasur spekulime se presidenti i Kinës, Xi Jingping do të merrte pjesë në shënimin e 70-vjetorit të krijimit të Koresë së Veriut, por Pekini zyrtar ka dërguar kreun e Parlamentit. E pranishëm në paradë ka qenë edhe kryetarja e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë