Koreja e Veriut ka shkatërruar katër qendra të testeve balistike, në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve me SHBA-në.

 

Presidenti amerikan Donald Trump tha në takimin me kabinetin e tij se koreano veriorët kanë ndërprerë projektimin e raketave, përfshirë raketa balistike.

 

“Ata kanë shkatërruar tashmë një prej qendrave më të mëdha të testeve. Në fakt janë më shumë se katër qendra testesh që janë shkatërruar. Ky proces do të shoqërohet me një denuklearizim të përgjithshëm, që ka nisur tashmë”.

 

Pas takimit historik mes dy lidërve me 12 qershor në Singapor, Kim Jong Un u angazhua pro një denuklearizimi të plotë të Gadishullit Korean.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *