Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, tha të mërkurën për gazetarët pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për të shkatërruar Korenë e Veriut, dukej si “zhurmë e një qeni që leh”.

 

Komentet e Ri Yong-ho janë reagimi i parë zyrtar i Phenjanit ndaj fjalimit të presidentit Trump. “Nëse Trump ka menduar të na befasojë me zhurmën e një ‘qeni që leh’, është duke ëndërruar”, është shprehur Ri Yong në fjalën e tij.

 

Trump ka thënë se ai “do ta shkatërrojë tërësisht” Korenë e Veriut, nëse ajo paraqet kërcënim për SHBA-në ose aleatët, me programin e saj bërthamor.

 

Duke folur për udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, Trump ka thënë : “Njeriu raketë është në një mision vetëvrasës për veten dhe regjimin e tij.”

 

Pavarësisht ndalimit që i ka vendosur OKB-ja, Koreja e Veriut vazhdon të zhvillojë programin e saj bërthamor. Ditën e premte ministri i jashtëm i Koresë së Veriut pritet të mbajë një fjalim në Asamblenë e OKB-së.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *