Koreja e Veriut ka lëshuar sot një raketë balistike drejt detit mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, duke bërë që qeveria në Tokio të urdhërojë banorët e një ishulli të futen në vendstrehime për t’u mbrojtur.

 

Prova më e fundit me raketa nga Koreja e Veriut, erdhi disa ditë pasi udhëheqësi i saj Kim Jong Un u zotua të rrisë arsenalin bërthamor në mënyra më “praktike dhe ofensive”.

 

Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut raketa e fundit mund të ketë qenë me lëndë djegëse të ngurta, një teknologji që ka qenë prej kohësh një objektiv i programeve ushtarake të Kim Jong Un.

 

Shtetet e Bashkuara “dënuan fuqishëm” Korenë e Veriut për atë që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si testimin e një “rakete balistike me rreze të gjatë”, duke akuzuar Phenianin për ndezjen e tensioneve rajonale.

 

“Presidenti Joe Biden  dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare po vlerësojnë situatën në koordinim të ngushtë me aleatët tanë. Nisja e raketës ishte një shkelje e hapur e rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kërcënon të destabilizojë situatën e sigurisë në rajon”, ka deklaruar  zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *