E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koreja e Veriut lëshon raketën balistike drejt Detit të Japonisë

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt Detit të Japonisë, njoftoi sot ushtria e Koresë së Jugut.

Nisja erdhi më pak se dy javë pasi media shtetërore në Phenian raportoi se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un kishte mbikëqyrur një test të suksesshëm të një motori me karburant të ngurtë për një lloji të ri rakete hipersonike me rreze të mesme veprimi.

Reklamë

Agjencia japoneze Kyodo raportoi se lëshimi duket se është kryer dhe se raketat kanë rënë në det.

Lëshimi i sotëm është testi i tretë i raketave balistike i Koresë së Veriut që nga fillimi i vitit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë