Ministria e Jashtme e Koresë se Veriut e ka cilësuar këshillatrin amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton si një “fanatik të luftës”.

 

Në një deklaratë për mediat përfaqësuesi i ministrisë së Jashtme thënë se heqja dorë nga testimet raketore nënkupton heqjen dorë nga vetëmbrojtja. Ndër të tjera mediat vendase raportojnë se ndër të tjera ky përfaqësues ka veçuar Boltonin, i cili javën e kaluar ka thënë se testimet e fundit kanë shkelur rezolutat e OKB-së.

 

Në deklaratë është thënë edhe se Bolton është duke punuar më shumë për të shkatërruar paqen sesa për të garantuar siguri.

 

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur më 4 maj, kur Koreja Veriore ka testuar disa raketa dhe të paktën njëra ka qenë me rreze të shkurtër veprimi.

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka takuar dy herë udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, por bisedimet e fundit, në muajin shkurt, kanë dështuar, pasi Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e verikoreanëve për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre, në këmbim të kufizimit të programit bërthamor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *