Koreja e Veriut akuza SHBA: E prirur drejt akteve armiqësore

Koreja e Veriut ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se është e “prirur ndaj akteve armiqësore”, pavarësisht marrëveshjejes së kohëve të fundit të nënshkruar midis dy vendeve për rifillimin e bisedimeve bërthamore.
Delegacioni i Phenianit në Kombet e Bashkuara tha të mërkurën se SHBA ishte “fiksuar me sanksione”.
Ajo gjithashtu akuzoi Uashingtonin se po bën përpjekje për të “minuar atmosferën paqësore” në gadishullin Korean.
Deklarata vjen vetëm disa ditë pasi udhëheqësit e të dy vendeve zhvilluan një takim historik.
Presidenti i SH.B.A.-së Donald Trump u takua të dielën në zonën e fortifikuar të demilitarizuar (DMZ) me homologun e tij të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Ai u bë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara për të vendosur këmbë në Veri dhe, pas bisedimeve që zgjatën pothuajse një orë, palë ranë dakord për të ngritur ekipe për të rifilluar negociatat e mbingarkuara mbi denuklearizimin.
Por deklarata e fundit e Koresë së Veriut shënon një ndryshim në ton dhe një kthim në shkëmbimet e zemëruara që kanë dëmtuar marrëdhëniet ndërmjet vendeve në kohët e fundit.




