E mërkurë, 30 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koreja e Jugut shembull suksesi në luftën ndaj Koronavirusit, hap shkollat më 13 maj

Koreja e Jugut regjistroi zero raste të reja të brendshme të koronavirusit për ditën e dytë me radhë.

Ndërkohe autoritetet bënë të ditur se patën vetem tre raste të importuara nga jashtë.

Reklamë

Kemi të bëjme me bilancin më të mirë të mundshëm nga data 18 shkurt kur u regjistruan vetëm 2 persona pozitiv.

Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bëri të ditur se deri të martën paradite me 5 maj, në këtë vend llogariten 10 mijë e 804 raste me infeksione.

Për shkak të rasteve të pakta gjatë ditëve dhe javëve te fundit qeveria ka vendosur të lirojë rregullat për distancimin shoqëror duke lejuar edhe hapjen e shkollave në datën 13 maj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë