Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kang Kyung Wha, ka theksuar se një sasi e madhe e pluhurit të imët i pranishëm në ajrin e Koresë së Jugut vjen nga Kina.

 

Bëhet fjalë për emetime nga motorët dizel, që janë grimca më të vogla se 10 mikron.

 

Gjithahstu një ditë më parë, edhe presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae In u ankua për ajrin e ndotur duke bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta me Kinën për të luftuar këtë problem.

 

Gjatë disa muajve të fundit, Koreja e Jugut po përballet me ndotje të madhe të ajrit, për të cilën partitë politike thonë se është një “katastrofë kombëtare”.

 

Komentet të tilla kanë sjellë edhe reagimin e Pekinit zyrtar, ku zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang, u shpre të mërkurën se “nuk e di nëse ka prova të mjaftueshme se pluhuri i imët në Korenë e Jugut ka ardhur nga Kina”.

 

Lu shtoi më tej se dy vendet kanë zhvilluar bisedime në nivel ministrash ku kanë diskutuar hapat e mundshëm të përbashkët kundër pluhurit të imët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *