Koreja e Jugut do të dënojë me një vit burg ose me gjobë prej 8.200 $ të gjithë ata që nuk respektojnë rregullat e karantinës dhe izolimit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Dispozita për emergjencën e koronavirusit hyn në fuqi më 5 prill.

 

Shtetet e Bashkuara, tashmë po mendojnë për një valë të dytë të mundshme në vjeshtë. “Shpresojmë se nuk do të ndodhë, por ne jemi gati”, theksoi Donald Trump.

 

I mbingarkuar nga epidemia e kosonavirusit, qyteti i Nju Jorkut do të ofrojë kujdes të përgjithshëm shëndetësor dhe me ngritjen e një spitali fushor që do të trajtojë rastet e të infektuarve me koronavirus.

 

Spitali fushor, me kapacitet prej 68 shtretërish, do të ngrihet në parkun e famshëm të Nju Jorkut, Central Park, ndërsa pritet të fillojë punën të martën. Ky projekt po mbështetet nga grupi i krishterë i ndihmave ndërkombëtare “Samaritan’s Purse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *