Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars në kinematografi  u shoqeruar me surpriza.

Për herë të parë në historinë e këtij evenimenti, një produksioni i huaj fitoi çmimin më të rëndësishëm të Hollywood-it, atë të filmit më të mirë. Filmi koreanojugor “Parasite” rrëmbeu edhe tre statuja të tjera për regjinë më të mirë, fotografinë më të dhe skenarin mëorigjinal, ku trajtohet hendeku shoqëror mes shtresës së pasur dhe asaj të varfër.

Cmmimin për aktorin më të mirë e fitoi Joaquin Phoenix, i cili luajti në “Joker”, film ky që ka shkaktuar shumë zhurmë dhe kritika që nga dalja e tij në gusht të vitit të shkuar.

Ndërsa aktorit të njohur Brad Pitt, iu dha çmimi aktori më i mirë jo-protagonist,  në filmin “Once Upon a Time … in Hollywood”. me po të njëjtin çmim u vlerësua edhe aktorja e filmit “Marriage Story”, Laura Dern.

Përveç emocioneve të shumta gjatë fjalimeve të fituesve në momentin e marrjes së çmimeve nuk ka munguan edhe argëtimi e muzika. Për të performuar ne skene u ngjit edhe këngëtari Elton John.

Si çdo vit, gjatë evenimenit u dhanë mesazhe të forta mbi çështje globale që shqetësojnë shoqerine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *