Koreja e Jugut i druhet spiunazhit. Po, po spiunazhit. Kështu ka deklaruar trajneri Shin Tae-yong.

 

Ai tha se lojtarët që stërvit gjatë seancave veshin numra të ndryshëm gjatë seancave përgatitore në mënyre që kundërshtarët të mos deshifrojnë dot idete e tij dhe skemat që dëshiron të implementojë. Kjo gjë u konkretizua edhe në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Suedinë.

 

Me përjashtim të kapitenit Ki Sung-Yueng si dhe yllit të ekipit Son Heung Min të gjithë të tjerët ndërruan fanelat gjatë stërvitjes. Do të thoni ju përse dy lojtarë nuk I ndërruan?

 

Sepse ylli I ekipit Son dhe kapiteni Ki Sung Yueng dallohen nga rivalet ndërsa të tjerët që janë thuajse të njëjtë në pamje, mund të dallohen vetëm nga numrat.

 

“Është shumë e vështirë për perendimoret që të dallojnë aziatiket nga pamja, kjo është arsye që e bëmë këtë veprim, u shpreh trajneri I Koresë së Jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *