E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Korea e Jugut e njeh Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut ka vendosur që të njohë Juan Guaidon, si president të përkohshëm të Venezuelës, I cili e deklaroi veten të tillë në fund të janarit.

 

Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende perendimore. Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, mbështetet nga Rusia, Kina, Meksika dhe një sërë vendesh tjera.

 

Reklamë

Kriza në Venezuelë është thelluar ditëve të fundit pasi presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro, vendosi mbylljen e kufijve për të mos lejuar ndihmat e huaja të hyjnë në vend.

 

Miliona banorë të Venezuelës janë duke u përballur me krizën e furnizimit me ushqim përderisa ekonomika e vendit është e shkatërruar nën udhëheqjen e Maduros.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë