E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kore raciste/ Balotelli braktis ndeshjen….dhe pastaj bën supergol

Mario Balotelli është bërë protagonist sërish në kampionatin italian.

Sulmuesi I Brescia-s braktisi ndeshjen kundër Veronës në Bentegodi në transferte pasi ndaj tij pati sulme me natyre raciste nga ana e tifozeve vendas.

Fillimisht ishte gjyqtari që ndali ndeshjen në minutëne  54 pasi është e sanksionuar në rregullore një gjë e tillë.

Por Balotelli nuk është mjaftuar me kaq dhe i irrituar ka marrë topin dhe e ka goditur drejt tifozëve, për të shprehur gjithë acarimin e tij.

Reklamë

Ai la fushën cka solli edhe debate te forte me lojtarët kundërshtare që I kërkonin të mos e bënte një gjë të tillë.

Ndeshja u pezullua për të rinisur pastaj pas disa thirrjeve nga zëri i stadiumit, drejt tifozeve për qetësi.

Balotelli u rikthye në fushë dhe jo vetëm kaq por shënoi një gol të bukur nga distance ndonëse goli nuk mjaftoi që ekipi I tij të shmangte humbjen ndaj Veronës së Kumbulles dhe Rrahmanit.

Meqënëse jemi tek Kumbulla, lojtari I kombëtares u dëmtua në minutën e  16 dhe rrezikon të mos jetë kundër Andores dhe Francës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë