E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korçë, zjarr në dy fshatra, dyshohet i qëllimshëm

Dy vatra zjarri janë shfaqur këtë të hënë në fshatrat Goskovë dhe Voskop të Korçës.

 

Informacionet bëjnë me dije se zjarri që mendohet të ketë qënë i qëllimshëm në një masiv me pisha por edhe bimësi të tjera.

 

Reklamë

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të njësisë administrative Voskop për të bërë të mundur izolimin e vatrave. Kohët e fundit janë shtuar së tepërmi zjarret në pyje kullota por edhe bimësi të ulta, kryesisht në bashkinë e Korçës.

 

Zjarre këto që kanë sjellë dëme jo të vogla, por që deri tani nga ana e uniformave blu nuk ka asnjë person përgjegjës, i ndaluar për më shumë se 13 vatra zjarri të shënuar gjatë dy javëve të fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë