E hënë, 19 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Korçë, shkollat ndalojnë pushimin e madh pas shtatë ditësh protesta

Shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet në qytetin e Korçës kanë ndaluar pushimin e madh, në kuadër të masave që synojnë të kufizojnë largimin e nxënësve nga ambientet shkollore dhe pjesëmarrjen e tyre në protesta.

Masa vjen pas tri ditësh protestash në qytet, dhe 7 ditësh protesta në vend, ku u shoqëruan me tensione, përplasje dhe dëmtime të institucioneve publike. Ndërsa dita e tretë u karakterizua nga pjesëmarrje më e ulët dhe u zhvillua pa incidente.

Reklamë

Gjatë ditës së sotme, deri në këto momente, situata në Korçë paraqitet e qetë. Në pedonalen e qytetit, ku janë zhvilluar protestat e ditëve të fundit, nuk është shfaqur asnjë grup të rinjsh për të protestuar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.