Korçë – Një punonjës i Policisë Ushtarake dhe pronari i një lokali janë vënë në hetim pas një sherri që ka ndodhur mes tyre mbrëmjen e djeshme.
Policia bën me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas, M. C., 34 vjeç, dhe E. F., 33 vjeç.
Ditën e djeshme, në një lokal në Korçë, shtetasi E. F., punonjës i Policisë Ushtarake, ka kanosur me armën e shërbimit shtetasin V. B., për motive të dobëta.
Ndërkohë, pronari i lokalit, shtetasi M. C., akuzohet për punësimin e paligjshëm të E. F. si punonjës sigurie në lokal.
Arma e shërbimit e përdorur nga shtetasi E. F. është sekuestruar si provë materiale./vizionplus.tv