Qytetarë të Korçës kanë protestuar për humbjen e jetës së 27-vjeçarit Enea Ftoi një ditë më parë në ambientet e paraburgimit.

 

Kortezhi mortor nisi me një tubim proteste që nga shtëpia tij rreth orës 16.00 dhe u drejtua te godina e komisariatit. Me arkivolin mbi supe dhe thirrjet për drejtësi dhe akuzat kundër policisë, kortezhi vazhdoi deri në varrezat publike të qytetit.

 

Protesta u zhvillua kundër policisë lokale, e cila konsiderohet përgjegjëse nga familjarët për vdekjen e Enea Ftoit në ambiente paraburgimi.

 

Nga ana e saj, policia thotë se 27-vjeçari i shoqëruar për hetime si i dyshuar për vjedhje, vdiq si pasojë e përdorimit më parë të lëndëve narkotike. Por familja pretendon se mbi të riun është ushtruar dhunë çka çoi në vdekjen e tij.

 

Për rastin e 27-vjeçarit që la edhe 3 fëmijë jetimë, Prokuroria ka nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *