Subscribe

Rindërtimi i shtëpive të dëmtuara të fshatit Floq do të kushtojë 250 milion lek të reja. Shumë kjo e parashikuar në gjendjen fillestare  Një gjë të tillë është bërë me dije nga kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, një ditë pas takimit që ka pasur me kryeministrin e vendit Edi Rama.

 

Nga ana tjetër Filo ka bërë me dije se ka dy varjante rindërtimi. Varianti i Parë ka të bëjë me rindërtimin e banesave në vendin ekzistues ndërsa varianti i dytë parashikon ngritjen e një lagjeje të rë me banesa tip. Punimet për ndërtimin e kësaj lagjeje pritet që të ndodhë pas përgjigjes së specialistëve të fushës lidhur me problemet sizmike.

 

Tërmeti i një qershorit vetëm në fshatin Floq ka dëmtuar diçka më shumë se 110 banesa teksa 60 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht duke lënë kështu të pastrehë gati 250 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *