Vendi
Korçë, në një javë regjistrohen 7 kërkesë padi për urdhër mbrojtjeje

Policia e Korçës ka regjistruar 7 kërkesë padi për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje brenda një jave. Burime zyrtare të policisë thonë se i janë përgjigjur rasteve të dhunës në familje me lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Reklamë
Vijojnë kështu denoncimet për dhunën në familje, të cilat rezultojnë të shpeshta dhe gati të përditshme. Policia nuk bën të ditur nëse ka vënë në pranga ushtruesit e dhunës në familje, por thotë se ka arestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale.
Si dhe ka arestuar dy persona të shpallur në kërkim, por nuk saktësohet se për çfarë krimesh. Ndërkaq, janë shoqëruar 39 shtetas në komisariatet e zonës juglindore dhe janë vendosur jo pak por 575 masa administrative.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




