E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korçë, mbyllet dita e dytë e protestës, më pak pjesëmarrës dhe prani e shtuar e policisë

Mbyllet protesta e ditës së dytë në Korçë. Ndryshe nga një ditë më parë, sot numri i protestuesve ka qenë më i vogël, ndërsa sipas informacioneve, një pjesë e nxënësve nuk janë lejuar t’i bashkohen tubimit.


Në ditën e dytë të protestës, policia lokale ka qenë më e organizuar, me shërbime të përforcuara pranë institucioneve dhe shkollave që një ditë më parë u sulmuan nga protestuesit.

Reklamë

Në mbështetje të efektivëve lokalë janë angazhuar edhe forca të Policisë Speciale.
Edhe gjatë protestës së sotme ka pasur shoqërime në polici të disa të rinjve.

Megjithatë, ndryshe nga dita e parë, kur pati dëmtime në disa objekte dhe institucione, sot dëmet janë kufizuar kryesisht në disa elemente të sinjalistikës rrugore. Nuk raportohen dëmtime të tjera në institucionet arsimore apo ato të pushtetit vendor.


Pas disa ndërhyrjeve të policisë dhe shpërndarjes graduale të protestuesve, grumbullimi është mbyllur, ndërsa mbetet për t’u parë nëse të rinjtë do të rikthehen sërish në rrugë në ditët në vijim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.