Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Korçë.

 

Sipas policisë i aksidentuari është shtetasi me iniciale A.A, 35-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turan-Voskop, ku  mjeti tip “Volksëagen” me targa AA 622 HF me drejtues shtetasin G.H, rreth 38 vjeç ka aksidentuar 35 vjeçarin, i cili drejtonte një biçikletë.

 

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *