E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korçë/ Freza e zetorit i preu këmbët, 27-vjeçari transportohet tek Trauma

Një 27-vjeçar është plagosur rëndë, teksa punonte arën me një mjet tip zetor. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në fshatin Porodinë të Korçës.

Shtetasi A.M. dyshohet se ka humbur të dyja këmbët e tij si pasojë e frezës së mjetit.

Aktualisht i riu ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet ende e rëndë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë