Subscribe

Rreth 18 mijë persona kanë vizituar Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, prej të cilëve 7 mijë turistë të huaj dhe pjesa tjetër shqiptarë.

 

Ky është një grup prej 20 turistësh nga Barcelona, të cilët gjatë qëndrimit të tyre në Korçë, kanë ndaluar edhe te muzeu. Inma Manjosa, na tregon se kjo nuk është vizita e parë në Korçë, por është hera e parë që viziton muzeun, i cili i duket mjaft interesant.

 

Inma Manjosa: Nuk është hera e parë që kam ardhur në Korçë, por është hera e parë që po vij në këtë muze dhe më duket shumë interesant, për gjithçka që përfaqëson, mbi të gjitha për historinë e ikonave, dhe mendoj se është një nga muzetë më të rëndësishëm që ka vendi. Është një muze i veçantë, që ne nuk e kemi atje, sepse nuk e kemi artin ikonografik, dhe mënyra sesi është i prezantuar është gjithashtu shumë interesante sepse na ndihmon ne të kuptojmë mbi këtë lloj arti, të cilin nuk e kemi në vendin tonë. Është shumë i bukur dhe ka shumë vlera për Shqipërinë. Doja të shtoja diçka edhe për vendin, i cili ka një pasuri shumë të madhe në art, por mbi të gjitha në monumentet historike. Për Shqipërinë nuk ka shumë promovim, por duke qënë se ka një pasuri shumë të madhe në monumente, histori dhe art, do ishte shumë interesante që gjithë pjesa tjetër e botës të ketë mundësi ta shijojë atë.

 

Carla Vidal: Muzeu më pëlqeu shumë, më pëlqeu mënyra sesi është organizuar, arkitektura gjithashtu është për tu vlerësuar sepse prazanton në mënyrën më të mirë këtë pasuri të e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë ballkanin. Korça është një qytet shumë i bukur dhe sigurisht që do jua rekomandoj edhe miqve të mi, sigurisht edhe muzeu është një trashëgimi historike që duhet ta vizitojnë patjetër.

 

Për drejtorin e muzeut Lorenc Glozheni, shtimi i numrit të vizitorëve shqiptarë është një tregues mjaft pozitiv.

 

Po sipas Glozhenit, numri i vizitorëve pritet të rritet në ditët në vijim, duke shënuar edhe fluksin më të lartë gjatë pjesës së dytë të muajit gusht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *