Më shumë se 50 lojëra të para viteve ’90, të cilat ndërtoheshin nga vetë fëmijët u ekspozuan në ambjentet e qendrës rinore në Korçë.

 

Kjo ekspozitë e quajtur Nostalgji, u përgatit nga poeti Arben Petri Trebicka, që këtë herë vjen në një tjetër zhanër, duke sjellë për të gjithë publikun korçar lojëra të ndryshme, të cilat janë shumë të njohura nga ata që e kanë kaluar fëmijërinë para viteve ’90, atë herë kur lodrat e gatshme për fëmijë kanë qenë të kufizuara duke i detyruar ata të ndërtonin vetë lodra të ndryshme.

 

Autori e quan të artë, fëmijërinë e tij dhe të të gjithë atyre që i njohin këto lloj lojërash, prandaj edhe ka zgjedhur që të gjitha dërrasat ku janë të vendosura objektet të jenë të lyera me ngjyrë floriri. Këto lojëra vijnë edhe si një mesazh për fëmijët e sotëm, jo vetëm duke iu treguar se me çfarë luanin prindërit e tyre por edhe për ti larguar ata nga produktet elektronike, duke i drejtuar drejt lojërave në natyrë.

 

Kanë qenë të shumtë qytetarët që e kanë vizituar ekspozitën, ndërkohë që një buzëqeshje shihej në fytyrën e të gjithë atyre, që i njihnin këto lloj lojërash, të cilat u kujtonin fëmijërinë:

 

Ekspozita ka qëndruar e hapur gjatë gjithë së djelës duke u vizituar nga shumë qytetarë e fëmijët e tyre.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *