Policia e Korcës arrestoi në flagrancë shtetasve: Beni Kosturi, 49 vjeç, banues në Korçë, Nerald Karollari, 30 vjeç, banues në Mborje,si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj E.G, 27 vjeç, banues në Korçë.

 

Këtyre shtetasve nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr 4, në banesën e shtetasit Beni Kosturi iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 (njëzetë e pesë) Ikona kishtare të përmasave të ndryshme si dhe 37 (tridhjetë e shtatë) monedha metalike të huaja të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të vjedhura në Greqi.

 

Shtetasit e mësipërm dyshohet se këto objekte do t’i shisnin në këmbim të një shume prej 3000 Euro, me qëllim trafikimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *