Dëmtohen skulpturat e parkut të qytetit. Burime bëjnë me dije se dëmtimi i tyre ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut Rinia.

 

Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar dëmtimin e skulpturave.

 

 

Njoftimin e ka marrë edhe policia e Korçës, të cilët kanë filluar hetimin për rastin duke krehur zonën dhe duke parë nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Nuk është hera e parë që skulpturat e parkut bien pre e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *