E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korçë, AKU gjoba dhe bllokime aktivitetesh

Agjencia  Kombëtare e Ushqimit ka bllokuar dhjetëra kilogramë mish të pasigurt, dhe ka gjobitur tre subjekte me vlerë 1.1 mln lekë në Korçë.

 

 

AKU përmes një njoftimi për mediat bën me dije se bllokimi i subjekteve dhe masat ndëshkurese erdhi për shkak të kushteve të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi e theksuar në dokumentacion , si dhe për therje të kafshëve në kundërshtim me ligjin.

Reklamë

 

“Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Korçë ushtroi kontrolle në 3 subjekte, me aktivitet “Njësi tregtimi”, “Kamping” dhe “Piceri”, nga ku u konstatua: kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri), si dhe therje e kafshëve në kundërshtim me ligjin. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 5 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 1.1 milion lekë për 3 subjektet, “Ndërprerja e aktivitetit” për 2 subjekte, si dhe “Bllokim i produktit” për 147 kg produkte të pasigurta për konsum.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë