14 vatra zjarri janë regjistruar në Bashkinë e Korçës vetëm brenda pak ditësh. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga shefi i Shërbimit Zjarrfikës Koço Cicko, i cili ngre dyshimet se të gjitha zjarret në kullota e pyje janë të qëllimshme.

 

Cicko i kërkon organeve të policisë lokale të gjejnë autorët e këtyre zjarreve.

 

Shërbimi zjarrfikës ka mundur të ndërhyjë në 7 vatra zjarresh, ndërkohë që pjesa tjetër janë izoluar nga shërbimet e njësive administrative.

 

Cicko pranon vështirësitë për të shkuar tek zjarret e rëna në zonat e thella malore për shkak të mungesës së rrugëve, por thotë se shërbimi i ka mjetet e duhura për të lokalizuar dhe shuar zjarret.

 

Gjatë kësaj periudhe zjarret janë shtuar në të gjithë qarkun e Korçës, gjë e cila nuk kishtë ndodhur më parë në këtë periudhë të vitit dhe në këto përmasa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *