E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korçari mbush furgonin me emigrantë të paligjshëm

Trafikimi i emigrantëve është shndërruar në problem serioz në juglindje të vendit. Thuajse çdo ditë, policia godet raste dhe prangos qytetarë që u premtojnë klandestinëve kalim drejt vendeve të BE.

 

Edhe këtë të dielë, Policia e Korçës arrestoi 25-vjeçarin Renato Çela. I riu po udhëtonte me furgon, brenda të cilit kishte futur 30 emigrantë, kur ju kërkua nga efektivët të ndalonte.

 

Reklamë

I frikësuar, Renato Çela nuk ju bind urdhrit dhe braktisi mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak të Maliqit. Blutë e Korçës gjetën brenda mjetit klandestinët, ndërsa pak minuta më vonë arrestuan 25-vjeçarin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë