E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Korçarët festojnë Ditën e Verës; banorët e qytetit juglindor ndezin zjarre

Korça ka festuar largimin e stinës së dimrit. Qindra qytetarë korçare kanë festuar Ditën e Verës me ritualet e përhershme që banorët kryejnë çdo fund shkurti.

 

Sipas traditës së kësaj feste të vjetër pagane, gjatë natës janë ndezur zjarre në të gjitha lagjet karakteristike të qytetit, të cilat janë kapërcyer nga fëmijë dhe të rritur si pjesë e një rituali që simbolizon largimin e së keqes.

 

Reklamë

Dita e Verës në Korçë gjithmonë është shoqëruar me përgatitje të ëmbëlsirave prej brumi, që simbolizojnë bujarinë dhe mbarësinë që sjell pranvera.

 

Banorët e grumbulluar rreth zjarreve, kanë uruar njeri-tjetrin për më shumë mbarësi.

Më shumë video

Reklamë