E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Korça zgjohet në -4°C, mjegulla paralizon fushëpamjen në rrugët kryesore

Temperaturat që shkojnë deri në -4 gradë celsius në juglindje të vendit janë shoqëruar me mjegull këtë mëngjes e cila ka qënë prezente në qytetin e Korçës

Vështirësi në fushëpamje ka patur edhe në akset nacionale Korçë – Pogradec, Korçë – Devoll, Korçë – Ersekë dhe Maliq – Gramsh, ku mjegulla bëhet më e fortë ndaj e për këtë sektori i policisë së qarkullimit rrugor ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë dhe kenë kujdes të shtuar në këto segmente

Temperaturat e ulëta pritet të shoqërojnë juglindjen përgjatë këtyre 7 ditëve, ku në fshatrat malore të Dardhës apo në majë të Mashkullores ka raste kur temperaturat arrijnë deri në -7 gradë celsius.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë