E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korça shënon zero raste me koronavirus për 20 ditë me radhë

Korça hyn në ditën e 20-të pa asnjë rast të ri të personave të prekur nga virusi Covid 19. Shifra këto që tregojnë se rreziku i përhapjes së këtij virusi në juglindje të vendit tashmë është më i ulët dhe shumë shpejt, edhe bashkia e Korcës do ti bashkohet bashkive të tjera të qarkut në zonën e gjelbër.

Burime të siguruara pranë njësive vendore të Kujdesit Shëndetsor bënë me dije se në 24 orët e fundit janë dërguar drejt Tiranës, pranë Institutit të Shëndetit Publik tre tampon për raste të dyshuara dhe të tre kanë rezultuar negativë. Në kushte të tillë, po të njëjtat burime bënë me dije se 2 tampona janë nisur nga Korca për persona që kishin shfaqur më herët shenja të ngjashme me ato të COVID 19, por nuk rezultuan të jenë prekur nga ky virus, ndërsa një tampon u dërgua nga Pogradeci, edhe ky rezultoi negativ.

Për 20 ditë me rradhë, qarku i Korcës është i pastër dhe pa asnjë rast të ri të prekur nga virusi i rrezikshëm. Në krahun tjetër, nga 19 të infektuarit në total në këtë qark me koronavirus, 18 janë shëruar tashmë duke iu kthyer jetës normale, ndërsa vetëm një nga të prekurit me COVID vijon të marrë shërbim mjekësor pranë Spitalit Infektiv në kryeqytet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë