Subscribe

Qyteti i Korçës plot ngjyra dhe zbukurime ka tërhequr vëmendjen e vizitoreve vendas dhe te turisteve te huaj.

 

Atmosfera festive e fundvitit, dekori i qytetit te Korçës, pazari i vjetër, kishat e Voskopojës janë vendet që vizitohen më së shumti nga turistët.

 

Ermira Ymeraj është nga qyteti i Shkodrës dhe së bashku me një grup mësuesesh nga kryeqendra e verilindjes kanë ardhur për të kaluar fundjavën në qytetin e festave, ashtu siç kanë ardhur edhe nga Tirana, Durrësi dhe shumë qytete të tjera të vendit.

 

Korça në vitet e fundit ka ndryshuar shumë duke investuar edhe me shume ne turizëm. Vetëm vitin e kaluar në qytetin e Korçës dhe fshatrat turistikë më shumë se 50 banesa private janë kthyer në bujtina .

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *